Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Ka shpresë për komunat e Kosovës

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Ka shpresë për komunat e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet komunale, u shpreh falënderues për të gjithë përkrahësit e kësaj partie.

Në fjalën e tij, Haradinaj tha se me kandidaturën e AAK-së, ka shpresë për komunat e Kosovës.

“Një pamje që të jep shpresë, edhe na bind që për Kosovën do të ketë dritë, për komunat do të ketë dritë, për komunat e Kosovës do të ketë dritë”, u shpreh i pari i AAK-së.

Haradinaj po ashtu tha se është krenarë për të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave të Kosovës.

“Nuk jeni vetëm parti politike. Emrat e kolegëve të nderuar, janë më shumë se parti politike, jeni qeverisja e mirë, qeverisja e duhur për qytetarët tuaj, për komunat tuaja. Ju jepi dritë përmes qeverisjes, jepni shpresë, jepni jetë qytetarëve tuaj, komunës suaj”, u shpreh ai.

Haradinaj iu bëri thirrje secilit kandidatë se pavarësisht “shpresës që japin”, ata të mos ndalen kurrë me punë të mirë.

Related Articles