Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj para nisjes së seancës së sotme ka theksuar se nëse LVV-ja, vjen me një propozim tjetër për kryeparlamentar, do të mund ta votojnë, raporton Gazeta Enigma.
Haradinaj tha se si parti kanë dhënë zgjidhje për një kandidat unifikues.
“Nëse ndërrohet kandidati mund të lëvizë diçka, përndryshe situata do të jetë e njëjtë. Kemi dhënë një zgjidhje për kandidatë unifikues, nëse kjo ndodhë me siguri se do të votohet. Ne kemi përmendur dy emra, por ka edhe emra të tjerë”, tha Hardinaj.
Para nisjes së seancës deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë sërish e propozuara e VV-së për kryeparlamentare. / Gazeta Enigma.