Haradinaj nga Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi – pensione jo më të vogla se 500

Haradinaj nga Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi – pensione jo më të vogla se 500

Kandidati i AAK-së për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj ka qenë në Junik, ku është shprehur se do të vazhdojnë investimet infrastrukturore dhe investimet për zhvillimin e turizmit.

Përmes një postimi në Facebook tha se do të trefishojnë subvencionet për bujqësi dhe u shpreh se s’do të ketë pensione më të vogla se 500 euro.

“Në Junik do të vazhdojmë investimet infrastrukturore dhe investimet për zhvillimin e turizmit.  Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi dhe do të ndajmë grante pa kthim për të rinjtë që hapin biznese. Pensione jo më të vogla se 500, e paga mesatare mbi 1000 euro”.

“Bursa për të gjithë studentët, si në universitete publike ashtu edhe në ato private. Energji elektrike 24 orë, me çmim të paktën 20 përqind më të lirë.  Ishim bashkë me junikasit që nga dita e parë e themelimit të komunës. Sonte u dëshmua vazhdimësia, me përkrahjen e tyre madhështore për vizionin e Kosovës Fituese”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Related Articles