Haradinaj nga Prekazi: Familja Jashari zemër e qëndresës sonë, lufta e UÇK-së vulë e krenarisë

Haradinaj nga Prekazi: Familja Jashari zemër e qëndresës sonë, lufta e UÇK-së vulë e krenarisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Prekaz, me rastin  e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së.

Tutje ai ka shtuar se Familja Jashari është vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.

“Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri”.

“Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related Articles