Haradinaj ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën në aksident

Haradinaj ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën në aksident

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm tragjik ku mbeti i vdekur një ushtar i KFOR-it dhe një tjetër i lënduar.

“I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovë, ndërsa ushtarit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Related Articles