Haradinaj: Njohja nga 5 shtetet e BE’së pjesë e marrëveshjes

Haradinaj: Njohja nga 5 shtetet e BE’së pjesë e marrëveshjes

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se njohja nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian është element kyq në procesin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se pas arritjes së kësaj marrëveshje, pritet një mobilizim i ndërkombëtarëve për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE’së.

Lideri i AAK’së tha se shpresohet që edhe Selia e Shenjtë të ketë ndonjë lëvizje sa i përket njohjes së Kosovës.

“Ekziston dakordimi politik që kjo marrëveshje, pra ata që e sponsorizojnë këtë marrëveshja, Amerika dhe BE’ja me diskutu me shtetet njohëse dhe jo njohëse, pra plotë vende do ta përshëndesin këtë.. Mirëpo deri sa e merr njohjen e këtyre vendeve, ekziston një far ndroje. Por ekziston një mobilizim i madh ndërkombëtar që po me ndodh njohja e tyre. Shpresohet që edhe Selia e Shenjtë do të ketë disa lëvizje, shpresohet pra, s’mund të flasim me garanca, pra është pjesë e paketit politik. Në procesin e marrëveshjes si element kyq është edhe kjo”, tha ai.

Related Articles