Haradinaj: Nuk bëjmë kësaj radhe koalicione, vetëm me një listë të përbashkët të opozitës

Haradinaj: Nuk bëjmë kësaj radhe koalicione, vetëm me një listë të përbashkët të opozitës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nuk do të hyjnë në koalicione parazgjedhore.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se të vetmin përjashtim do ta bënte nëse partitë opozitare do të hynin bashkë.

“Nuk bëjmë kësaj here koalicion me askënd. I vetmi ndryshim do të ishte një listë e përbashkët e krejt opozitës. Kam qenë ithtar edhe në zgjedhjet e mëhershme, por s’ka pasur gatishmëri. Tani është vonë”, tha lideri i AAK-së,

Ai shtoi se koalicione klasike nuk do të bëjnë as me PDK-në, as me LDK-në e as me ndonjë parti tjetër.

Haradinaj u shpreh i hapur për parti tjera të vogla që të futen në listën e AAK-së.

Related Articles