Haradinaj: Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk do të jetë kandidat për president të Shqipërisë, shkruan Gazeta Enigma.

Haradinaj ka thënë se do të jetë i angazhuar në politike vetëm në Kosovë.

Ai ka thënë se Shqipëria i ka njerëzit e saj që do t’I vendos në krye të shtetit.

Madje i pari i AAK-së, ka akuzuar gazetarët në Tiranë e Prishtinë se po bëjnë fushatë kundër tij.

Ky reagim i Haradinajt vjen disa ditë pasi ishte për vizitë në Tiranë ku takoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./GAZETA ENIGMA/

Related Articles