Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj është deklaruar para nisjes së seancës së 54-të dhe të fundit në tentativë për ta funksionalizuar parlamentin.
Ai tha se nuk sheh vullnet për zgjidhje.
“Jemi deklaruar se jemi të gatshëm me bërë çdo lloj kompromisi me dalë prej kësaj situate. Nuk kemi asnjë kusht, nuk kemi asnjë kërkesë. Deri sot nuk është parë që ka ndonjë vullnet, më shumë po shoh që do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme se një zgjidhje”, shtoi Haradinaj.