Haradinaj: Opozita duhet t’i unifikojë me Qeverinë qëndrimet për Asociacionin

Haradinaj: Opozita duhet t’i unifikojë me Qeverinë qëndrimet për Asociacionin
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka thënë se opozita duhet t’i unifikojë qëndrimet e saj me qeverinë, për çështjen e asociacionit.

Siç tha ajo, sepse nëse do të kishte unifikim edhe në vitet 2013/2015, mbase mund të kishim sot një marrëveshje më të mirë.

”Nëse do të kishte më 2013/2015 një ekip uniteti, ku do të bënte pjesë ndoshta edhe zotri Haradinaj edhe zotri Kurti të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje të asociacionit ndoshta edhe nuk do të nënshkruhej, do të bëhej një marrëveshje më e mirë, edhe e 2013-ës edhe kjo e parimeve. Mirëpo ne po shohim vazhdimisht një minim të njëri-tjetrit, një përdorim të dialogut për narrativa, poena politikë dhe në fund Kosova po e pëson”, ka deklaruar Haradinaj.

Në anën tjetër, ajo ka thënë se opozita duhet të ketë koordinim me Kurtin, por se edhe ky i fundit të heq dorë nga videot linquese që së fundmi janë publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku janë drejtuar akuza ndaj opozitës për qeverisjet e mëparshme.

”Ndaj unë mendoj se është momenti i fundit, që opozita të mos flasë me zë ndryshe dhe të pakoordinuar në takime diplomatike me kryeministrin Kurti, por edhe kryeministri Kurti të heq dorë nga ato videot linquese ndaj opozitës”.

”Opozita duhet të unifikojë qëndrimet me qeverinë. Të diskutojnë mes vete. Kemi parë situata kur edhe opozita ka bojkotuar në mënyrë demonstrative takimet e unitetit edhe në të kaluarën edhe tani”./Klan Kosova

Related Articles