Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se “nëse vazhdon zhgënjimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, atëherë është rrezik që të na karantinojnë si shtet”.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk e ka lejuar që bashkësia ndërkombëtare të marrë një përgjigje të qartë nga Serbia lidhur plani franko-gjerman.
“Nëse Serbia kishte për të refuzuar me një jo, atëherë me siguri bashkësia ndërkombëtare do ta mbështeste perspektivën e Kosovës në një forme të caktuar me shty disa qëllime për para edhe për këtë i ka kërkuar amerikanët herët Kurti që të mos e nxit këtë çështjen e targave të paligjshme “KM” sepse kanë dashur ta ruajnë fokusimin të marrëveshja të plani Kryesor”, tha ai në RTV Dukagjini.
“Nuk ka pasur, edhe nuk ka qenë situata e njëjtë, jemi duke folur për kohëra të tjera. Nuk është as Evropa as Ballkani e as Kosova, por as ShBA-ja e njëjtë pas luftës në Ukrainë duhet at kuptojmë se skam më durimi edhe për këtë arsyeje e kemi propozuar një rezoluta me katër pika”, shtoi deputeti i AAK-së.