Haradinaj pas dështimit të seancës: Deputetët e VV-së janë kapur peng nga Kurti

Haradinaj pas dështimit të seancës: Deputetët e VV-së janë kapur peng nga Kurti

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se ky dështim i Vetëvendosjes po dështon në procesin e konstituimit të institucioneve është e papranueshme dhe shumë e dëmshme për vendin.

“Pas çdo seance të dështuar, po bëhet më e qartë se deputetët e VV-së janë tashmë të kapur peng nga Albin Kurti, i cili për vete i paska siguruar numrat”, deklaroi Haradinaj.

Tutje ai i bëri thirrje Albulena Haxhiut, por edhe për deputetët e tjerë të VV-së.

“I bëj thirrje deputetes Albulena Haxhiu, por edhe gjithë deputetëve të VV-së, që të reflektojnë dhe t’i kërkojnë Albin Kurtit numrat e tij, që janë siguruar për Kryeministër, 61+, ashtu siç po deklarojnë, edhe t’i ofrojë të njëjtit edhe për votimin e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit dhe kështu t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve dhe të mos lejohet vazhdimi i bllokimit të vendit”, theksoi ai.

“Si mund të kuptohet sigurimi i numrave për Albin Kurtin e jo edhe për Albulena Haxhiun?Flisni ndër veti, reflektoni dhe mos e bllokoni vendin tutje. Barra e përgjegjësisë është plotësisht mbi ju. Albin, mos e lë Albulenën në baltë, jepja votat tua edhe asaj. Nëse ti nuk ke besim në të, atëherë ndërroje kandidatin dhe gjeje një më të besueshëm dhe jepja votat. Në këtë do të kesh reflektim edhe nga deputetët opozitarë”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles