Daut Haradinaj, deputetii betuar i AAK-së është deklaruar para seancës së 48-të konstituive, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai thotë se është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ai që me vetëdije po e e mban peng funksionalizimin e Kuvendit.
“Mendoj që krejt Kosova është lodhur me këtë situatë, dhe po i përsërisim fjalët e njëjta, kemi dhënë nj ofertë, jemi të gatshëm më votu nëse ka mirëkuptim në ndërrimin e emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit”.
“Por besoj se me vetëdije zoti Kurti është duke mbajtur këtë situatë peng, sepse nuk shoh arsye tjetër pse duhet me ardh 48 herë me të njëjtin kandidat, kur nuk janë numrat”, tha Haradinaj.