Haradinaj për Dimal Bashën: Po ta dija për shkrimin anti-UÇK, ai rrugaç as binës s’do guxonte t’i afrohej

Haradinaj për Dimal Bashën: Po ta dija për shkrimin anti-UÇK, ai rrugaç as binës s’do guxonte t’i afrohej

Pavarësisht se Dimal Basha, në muajin gusht, u bë zyrtarisht kryetar i Kuvendit të Kosovës edhe me votat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se ai nuk e përfaqëson askënd përveç Albin Kurtin.

Deputeti Haradinaj tha se nuk e kanë ditur për shkrimin skandaloz të Bashës ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të kundërtën jo se nuk do kishin votë për të, por siç u shpreh ai “nuk kish guxu as me iu afru binës”.

“Dimal Bashës i dolën edhe ato shkrimet famëkeqe kundër UÇK-së. Në fakt nuk kemi qenë të informuar, të paktën unë personalisht. Sikur ta dinim nuk e kishim votu, sikur ta dinim nuk kish guxu as me iu afru binës, të jemi të qartë, po tash dojmë me kapërcy atë temë, se kurgja nëse s`kishim ba, muri i gjallë ishim ba qaty në Kuvend do deputetë edhe ai rrugaç s`kish guxu. Ai është kryetar Kuvendi i Albin Kurtit, ai nuk përfaqëson sen hiç, as vetveten as familjen e tij”, tha Haradinaj në Rubikon. 

Related Articles