Haradinaj për Dimal Bashën: Vet subjekti politik që e nominoi s’e mori seriozisht

Haradinaj për Dimal Bashën: Vet subjekti politik që e nominoi s’e mori seriozisht

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në një deklaratë për media ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës, kryeparlamentar, raporton Gazeta “Enigma”.

Edhe vet subjekti politik që e nominoi Bashën, nuk e ka marrë seriozisht tha Haradinaj në “DPT te Fidani”.

“Unë mendoj që edhe vet subjekti politik që e nominoi z.Bashën nuk e ka marrë seriozisht dhe më shumë më shqetëson fakti se si është e mundur që t’u jepet një përfaqësues 400 mijë votuesve si z.Basha, në këtë rast për kryetar Kuvendi, ku brenda listës së deputetëve të VV-së ka emra me autoritet dhe me kredibilitet”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles