Haradinaj për ekspozitën: Do të bëj të pamundurën që të zbardhet e vërteta se çka e lidh kaq fort këtë idiot me krerët e VV-së

Haradinaj për ekspozitën: Do të bëj të pamundurën që të zbardhet e vërteta se çka e lidh kaq fort këtë idiot me krerët e VV-së

Daut Haradinaj ka deklaruar se e përkrah reagimin dhe do të bëjë çmos që të zbardhet e vërteta rreth çështjes së ekspozitës për masakrat në Kosovë.

Ai ka shpërndarë publikisht qëndrimin e analistit Arton Demhasaj, i cili ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, transparencë të plotë lidhur me organizimin e këtij aktiviteti.

Demhasaj ka bërë thirrje që të publikohen thirrja për aplikim, kriteret e përzgjedhjes, lista e organizatave aplikuese dhe shuma e fondit, si dhe të jepen arsyet pse organizatat përkatëse janë shpallur fituese.

Reagimet vijnë pas kritikave të shumta për pasaktësi në përmbajtjen e ekspozitës, ndërsa Haxhiu ka shprehur keqardhje për situatën, duke theksuar se vendimi ishte miratuar unanimisht në Kryesinë e Kuvendit.

Related Articles