Haradinaj për Kurtin: Buxheti të mos keqpërdoret për qëllime populiste e elektorale

Haradinaj për Kurtin: Buxheti të mos keqpërdoret për qëllime populiste e elektorale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar deputetët dhe kryetarët e komunave të kësaj partie.

Temë e diskutimit të këtij takimi ka qenë dinamikat buxhetore në nivel qendror.

Haradinaj ka kriktuar Albin Kurtin për mënyrën e qeverisjes. Ai thotë se kjo qeveri nuk sjellë shprese për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Me vetëm 7% rritje reale ekonomike, kryesisht falë remitencave, me deficitin tregtar mbi 3 miliardë euro, rritjen enorme të çmimeve, kjo qeveri nuk sjellë asnjë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Haradinaj.

“Qeveria e Kosovës sa më parë duhet ta ndryshojë dhe ta përshtat me kushtet e reja makroekonomike, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe të fillojë rishikimin e buxhetit, duke ridestinuar mjetet që nuk do të mund të realizohen, përfshirë dhe për Ligjin e Pagave, e jo të keqpërdoret buxheti për qëllime populiste e elektorale”, theksoi ai.

Njoftimi i plotë:

Dinamikat buxhetore në nivel qendror dhe komunal ishin temë e diskutimit në takimin me deputetët, kryetarët e komunave dhe udhëheqjen e partisë.

Aleanca po i sheh me shqetësim dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë aktuale, veçanërisht në dështimin e tyre që vendit t’i ofrojnë investime kapitale apo pako zhvillimore, që ka shkaktuar situatë të rëndë ekonomike e sociale. Me vetëm 7% rritje reale ekonomike, kryesisht falë remitencave, me deficitin tregtar mbi 3 miliardë euro, rritjen enorme të çmimeve, kjo qeveri nuk sjellë asnjë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në anën tjetër, komunat që udhëhiqen nga AAK, gjatë 100 ditëshit të parë të udhëheqjes, kanë treguar dinamizëm të lartë në qeverisje dhe janë shembull i mirë i qeverisjes në nivel vendi.

Qeveria e Kosovës sa më parë duhet ta ndryshojë dhe ta përshtat me kushtet e reja makroekonomike, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe të fillojë rishikimin e buxhetit, duke ridestinuar mjetet që nuk do të mund të realizohen, përfshirë dhe për Ligjin e Pagave, e jo të keqpërdoret buxheti për qëllime populiste e elektorale.

Related Articles