Haradinaj për Kurtin e Osmanin: Macen prej përsheshit nuk mujnë me hjek

Haradinaj për Kurtin e Osmanin: Macen prej përsheshit nuk mujnë me hjek

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përdorur një shprehje të popullit për të komentuar përgjigjet e Kurtit e Osmanit për heqjen e barrikadave.

Ata thanë se nëse serbët nuk do t’i largonin barrikadat në Veri, do të ndërhynte Policia.

Për këtë, Haradinaj tha se këta njerëz “macen prej përsheshit nuk mund ta heqin”.

“Në tjera kohë ka ndodh kjo, jo në kohë të këtyre njerëzve. Ka qenë një kohë që, po, i ka hjek Policia e Kosovës, i keni videot. Jo me këta njerëz, këta nuk mujnë me hjek kurgjo. Ajo shprehja  popullit macen prej përsheshit këta njerëz nuk mujnë e hjekin. Këta për fat të keq, janë fatkeqësia e vetvetes, por edhe e Kosovës”, tha ai në “Pressing” të T7.

Related Articles