Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në seancën plenare të Kuvendit, duke i replikuar fjalës së kryeministrit Kurti.
Ai tha se Kurti dhe kabineti i tij qeveritar kanë përgjegjësi për vjedhjet që po ndodhin në sektorin e energjisë.
“Kolega që foli para meje këtu është qe sa vjet në pushtet, mban përgjegjësi për vjedhjet që po na ndodhin në energji. Nuk mundeni me i ikë përgjegjësisë as ju as kabineti qeveritar, në asnjë variant, sepse njerëzit e tu janë tu u pasuru duke shit energji”, tha ai.
Tutje, Haradinaj tha se Kurti po flet për financime të mediave me thasë me para, por se ky shpenzon para duke ushqyer “zagarë me i fy shqiptarët”.
“Thotë po financohen mediat me thasë, ndëgjone mirë çka po thotë. Ky shpenzon ma së shumti pare duke ushqy zagarë me i fy shqiptarët…”, tha Haradinaj.
