Haradinaj për Limajn: Sjellje e turpshme nëse e mbështesin pushtetin

Haradinaj për Limajn: Sjellje e turpshme nëse e mbështesin pushtetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa është regjistruar si deputet u pyet lidhur me raportet me partnerin e koalicionit, teksa theksoi se s’ka komunikuar me ta.

Ai madje tha se nëse Nisma dhe Limaj e mbështesin pushtetin do ishte veprim “i turpshëm”, sepse sipas tij bashkë kanë kërkuar “votën për ndryshim”.

“S’kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e zotit Limajt. Ka qenë shumë e vështirë pra krijimi i shumicës nga opozita vetvetiu, pozicionimi i hershëm i tij e ka bë edhe më të vështirë, ka qenë i parakohshëm. Nëse Nisma dhe Limaj mbështesin  pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne dhe është ndarje mjaft e turpshme sepse ne kemi kërku votë për ndryshim dhe sjellja e tyre është mjaft e turpshme”, shtoi ai.

Ai tha se ia ka dërguar një “shkresë” Limajt ku ia ka shprehur “shqetësimin për pozicionimin e hershëm, të parakohshëm e të befasishëm që e ka vështirësu pastaj krijimin e shumicës nga opozita”.

“Me VV i kemi një kërkesë, ata me dalë në opozitë. Për opozitën asnjë kusht”, tha ai kur u pyet nëse ka ndonjë kusht për me hy në koalicion. 

Related Articles