Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ishte kryeministër i luftës që në momentet më vendimtare për Kosovën dha kontribut shumë të çmueshëm.
“E falënderova për shërbimin e tij ndaj Atdheut!”, tha Haradinaj, teksa në ditën që shënon çlirimin e Rahovecit, Komuna nderoi atë me çmimin “Qytetar Nderi”.
“Qershori sjell kujtimet e vitit 1999, kur qytetet tona çliroheshin njëra pas tjetrës dhe po realizohej aspirata jonë shekullore për të qenë të lirë në tokën dhe të drejtën tonë. Qytetarët e Rahovecit, njerëz punëtorë e të urtë, asnjëherë nuk iu nënshtruan okupimit, por u bënë prijës të shumë organizimeve për liri, rrugë e cila nuk ishte aspak e lehtë”, shkroi tutje Haradinaj. /Gazeta Enigma