Haradinaj për plagosjen në Shtërpcë: Nuk besoj që ishte e qëllimshme

Haradinaj për plagosjen në Shtërpcë: Nuk besoj që ishte e qëllimshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për rastin e plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë. I dyshuar për këtë rast është pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj.

Haradinaj në “Pressing” të T7 tha se nuk “beson që ka qenë e qëllimshme”, mirëpo sipas tij, ky rast ka ndodhur në kohë të keqe.

“Nëse kthehemi te rasti i plagosjes së dy të rinjve serbë të Kosovës, ishte fatkeq ky rast, i ra keq Kosovës. Ne duhet ta kuptojmë një gjë, ushtari duhet të edukohet në vetdisiplinë të skajshme, të operimit, manovrimit dhe përdorimit të armës së zjarrit. Për sigurinë e ushtarit në situata civile kujdeset polici… Unë shpreh respekt për familjen e oficierit të FSK-së Kurtaj, që i njoh. Me të gjitha ndjenjat kombëtare, t’iu them të drejtën është fatkeqësi që ka ndodh, ia bën do sherre Kosovës”, tha ai.

“Nuk po flas që ka qenë e qëllimshme, nuk besoj që është e qëllimshme assesi por drejtësia le ta vërteton këtë. Por është fatkeqësi, na ka ndodh në kohë të keqe. Realisht iu ka jep mundësi me keqpërdor shumë palëve”, deklaroi Haradinaj.

Related Articles