Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se është i tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.
Sipas tij, është e papranueshme dhuna e shfaqur në video.
“I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë”, shkroi ai në Facebook.
Ai u shpreh se nënat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.
“Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë”, vijoi ish-kryeministri.