Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes.
Haradinaj ka thënë se presidenti Rugova do të kujtohet si njëri ndër personalitetet kryesore që tërë jetën ia kushtoi lirisë se vendit.
“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka thënë se e kishte për nder që të në kohën kur ishte kryeministër që bashkëpunonoi me të.
“E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij”, u shpreh Haradinaj.