Haradinaj për vdekjen e Albright: Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona

Haradinaj për vdekjen e Albright: Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe popullin amerikan.

“Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe!”, ka përfunduar Haradinaj.

Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Albright ka vizituar dy herë Kosovën, më 2005 dhe 2019. Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj.

Related Articles