Haradinaj për vëllezërit Bytyqi: Rënia e tyre shpalos dimensionin e vërtetë të kësaj lufte

Haradinaj për vëllezërit Bytyqi: Rënia e tyre shpalos dimensionin e vërtetë të kësaj lufte

Krytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar tre dëshmorët e “Batalionit Atlantiku” Agron, Yll e Mehmet Bytyqi.

Në 22 vjetorin e rënies së tyre, Haradinaj thotë se vëllezërit Bytyqi u bashkuan në mbrojtje të vendit, në momentet më vendimtare të luftës për liri.

Ai thotë se shteti serb i ekzekutoi pa gjyq dhe përveç injorimit të krimeve, po bën edhe dekorimin e kriminelëve të luftës, duke përfshirë edhe të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Postimi i plotë:

“Agroni, Ylli dhe Mehmeti iu bashkuan rreshtit të mbrojtësve të vendit, në momentet më vendimtare të luftës për liri.
Rënia e tyre shpalos dimensionin e vërtetë të kësaj lufte.
Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi.
E dashur familje Bytyqi!
Sot e çdo ditë, ne ndajmë dhembjen me ju dhe me bashkëluftëtarët e “Atlantikut”.
Shpirti i tyre human, atdhedashuria dhe heroizmi i Agronit, Yllit e Mehmetit, do të përkujtohen gjithmonë. Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta.
Lavdi e përjetshme!
RH”.
Ndryshe, edhe Amasada Amerikane në Beograd ka kërkuar që të vihet drejtësi për rastin e vëllezërve Bytyqi.

Related Articles