Haradinaj përkujton “Betejën e Çabratit”

Haradinaj përkujton “Betejën e Çabratit”

Haradinaj përkujton ‘Betejën e Çabratit’, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar ‘Betejën e Çabratit”, në 22-vjetorin e saj. Haradinaj ka thënë se beteja urbane e Brigadës 137 “Gjakova” është unike në historinë çlirimtare të Kosovës.

“Në Çabrat u mbrojt Gjakova! Në Çabrat u mbrojt Kosova! Nga Çabrati erdhi shpresa e fitores. Beteja urbane e Brigadës 137 “Gjakova” është unike në historinë çlirimtare të Kosovës. Bijtë e bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për liri, e deri tek formimi i Brigadës dhe dita e fitores”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se makina vrastare e Serbisë, në vazhdimësi të realizimit të politikës së gjenocidit kundër shqiptarëve, atë ditë nuk kurseu civilët e paarmatosur te Ura e Taliqit.

Në Çabrat u mbrojt Gjakova! Në Çabrat u mbrojt Kosova! Nga Çabrati erdhi shpresa e fitores!Beteja urbane e Brigadës…Posted by Ramush Haradinaj on Friday, May 7, 2021

/Gazeta Enigma/

Related Articles