Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka theksuar se do të realizohen projekte infrastrukturore të rëndësishme nëse ai zgjedhet kryeministër.
Ai ka shtuar se zhvillimi është i pamundur pa një infrastrukturë rrugore të fortë, shkruan Gazeta Enigma.
“Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon.”
Këto janë projektet që i ka përmendur Haradinaj:
1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë
2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë
4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë
5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë
6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë
7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë
8. Unaza e jashtme e Prishtinës
9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë
10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël/GazetaEnigma/