Gjatë seancës së sotme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar Albin Kurtin, për ndryshim të qëndrimeve të tij prej se ka ardhur në pozitën e kryeministrit.
“Pse kur të tjerët e bënë marrëveshjen për energji e quajtët tradhti kombëtare? – e tash ju krenoheni dhe thurni elozhe për të njëjtën marrëveshje?”, iu drejtua Haradinaj kryeministrit Kurti.