Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharjan dhe disa anëtarë të delegacionit Sindikatës, njofton Gazeta Enigma.
Në takim, Jasharaj e njoftoi Haradinajn për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi.
“Me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029. Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e sindikalistëve në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Kemi pasur shumë herë mospajtime por gjithmonë kemi qenë konstruktiv në veprime që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
“E konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%”, shtoi ai.
“Arsimi do të jetë prioritet i Aleancës!”, përfundoi i pari i AAK-së. /Gazeta Enigma