Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar projektin që parashikon investimet në zonat malore të Republikës së Kosovës.
Haradinaj thotë Kosova do të bëhet me katër qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.
Projektet do të realizohen përmes partneritetit publiko-privat dhe Haradinaj premton që brenda mandatit qeverisës do të bëhen këto investime: 400 milionë euro për Brezovicën, 60 milionë euro në Bogë-Rugovë, 20 milionë euro në bjeshkën e Belegut dhe 20 milionë të tjera në Brod.
Postimi i plotë:
E bekuar nga natyra, Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.
Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë:
1. Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë – vlera e investimeve 400 milionë euro
2. Bjeshkët e Nemuna – Bogë – Rugovë – vlera e investimeve 60 milionë euro.
3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimit 20 milionë euro
4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milionë euro.