Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të mbështesin personat me nevoja të veçanta me pension prej 500 eurosh, shkruan Gazeta Enigma.
“Në asnjë rrethanë, nuk guxojmë ta turpërojmë vendin tonë duke mos u ofruar statusin dhe mbështetjen që meritojnë. Programi ynë parasheh masa konkrete për punësim dhe pensione të dinjitetshme prej 500 euro për Personat me Nevoja të Veçanta”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Tutje, ai tha se kjo është garancia e tyre për një qasje të drejtë dhe për mbrojtjen e dinjitetit të tyre, duke treguar se si shoqëri vlerësojmë dhe mbështesim secilin individ.
Postimi i plotë i Haradinajt: