Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka premtuar se nëse e merr mandatin vitin e ardhshëm, pensionet do të kenë vlerë prej 450 eurosh.
“Pensioni prej 100 e sa eurosh nuk mjafton mjafton as për barnat bazike, duke i shtyrë shumë drejt varfërisë së skajshme. Ato më e pakta do të jenë në nivelin e pagës minimale, që arrijnë shifrën prej 450 euro. Projeksioni ynë është që të sigurohet një buxhet dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për fillimin e zbatimit të ligjit për sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Ai tha se pensionistët e Kosovës përballen me situatë të rënduar ekonomike.
“Në bisedë me pensionistë dhe veteranë të arsimit në Vushtrri, u shpreh zhgënjim i thellë me gjendjen e tyre ekonomiko-sociale. Premtimet e pambajtura të katër viteve të fundit, janë treguesi i mashtrimit dhe i braktisjes së kësaj kategorie nga Qeveria”.
“Ne besojmë në një Kosovë ku pensionistët gëzojnë kujdes të posaçëm, dhe ku çdo qytetar jeton me dinjitet”, shtoi Haradinaj. /Gazeta Enigma