Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti pritet në çdo moment.
Ai theksoi se situata në qeveri është e tensionuar dhe këto arrestime mund të ndodhin shumë shpejt.
“Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti, në çdo moment,” tha Haradinaj gjatë një interviste në T7.
Ai gjithashtu nënvizoi se një nga ministrat ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro vetëm për udhëtime, duke theksuar shpenzimet e larta dhe mungesën e transparencës në menaxhimin e buxhetit.