Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e parë për asambleist në kryeqytet.
Bëhet fjalë për Muhamet Kasabaqin, të cilin Haradinaj e quajti si njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe artitekt i zoti, njofton Klan Kosova.
“Sot po fillojmë me nominimet për garën e Asamblesë së Prishtinës, ku isha i nderuar me këtë nisje të mbarë, me Mehmet Kasabaqin, një njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe profesionist i zoti në fushën e arkitekturës”, ka shkruar Haradinaj.