Në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka propozuar që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025.
“Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore. Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim”, ka shkruar Haradinaj.