Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ka publikuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai u shpreh se me këtë rast është përmbyllut me sukses cikli i nominimeve të AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.
Kandidaturat e reja të miratuara janë:
- Enver Hoti – Malishevë
- Hafize Sallahu – Kaçanik
- Mensut Ademi – Vushtrri
- Ali Krasniqi – Obiliq
- Beqir Kiqina – Drenas
Këtyre u shtohen edhe 19 kandidatura të zyrtarizuara më herët nga Aleanca:
- Ardian Gjini – Gjakovë
- Ali Berisha – Pejë
- Bali Muharremaj – Suharekë
- Smajl Latifi – Rahovec
- Zenun Elezaj – Klinë
- Bashkim Ramosaj – Deçan
- Bekë Berisha – Prishtinë
- Ajet Avdyli – Novobërdë
- Nazim Gagica – Gjilan
- Besnik Krasniqi – Prizren
- Xhemile Murati – Ferizaj
- Qazim Nimani – Mitrovicë
- Faton Jakupi – Kamenicë
- Ukë Blakaj – Istog
- Agron Kuçi – Junik
- Vildane Latifi – Fushë Kosovë
- Baki Feta – Podujevë
- Labinot Bislimi – Viti
- Ilir Tasholli – Lipjan
Në njoftimin e bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksohet se kandidatët e Aleancës përfaqësojnë vlera të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.
“AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare. Vota për Aleancën është votë për zhvillim, për punë konkrete dhe për një mënyrë të drejtë e të përgjegjshme të qeverisjes,” ka shkruar tutje Haradinaj.