Qeveri në ikje e pa kredibilitet e ka quajtur kryetari i AAK-së, Qeverinë nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Ai në Debat Plus, ka thënë se nuk ka nevojë për protesta ndaj pushtetit, sepse sipas tij do të bie vet.
Haradinaj, tha se edhe në votimin kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, nuk votuan kundër 61 deputetë, por vetëm 55.
Kjo sipas tij, do të thotë se nuk i ka të sigurtë numrat edhe në të ardhmen.
“Kjo është qeveri në ikje. Është në humbje të besimit, kredibilieti, ka shumë dëme. Sot ia kanë dalë me i diciplinu deputetët, por edhe numri kundër nuk ishte numër premtues, ishte ndër 60. Lavdërohet me shumicën e vet. Nuk mendoj që do t’i duhet Kosovës të dalim në protesta për këtë qeveri. Është rast i rrallë që një qeveri e harxhon veten në këtë mënyrë të gabueshme”, ka thënë ai.
Kryetari i AAK-së, tha se të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, shkojnë kundër shtresës së varfër e të mesme.