Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbështetur kërkesën e presidentes Vjosa Osmani që dy zyrtarë rus të shpallen non grata në Kosovë.
Haradinaj ka shkruar se ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës duhet të luftohet me vendosmëri nga institucionet.
“Askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë. Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova”, ka shkruar Haradinja.
“Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”, ka shkruar tutje ai.
/Gazeta Enigma/