Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka provuar sot një prej motorëve ”Harley Davidson”, njëherit lloji më i famshëm i tyre në filmat hollivudianë.
Ai është parë, në një të tillë, siç shkruan, gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet në Xërxë të Rahovecit.
”Sot në Xërxë të Rahovecit me motoristët e ‘Harley House’, në aktivitetin themelues të klubit ‘Illyrian Army’ ”.
”Harley-Davidson” është kompania amerikane e prodhimit të motoçikletave, e themeluar në vitin 1910 dhe një prej dy prodhuesve më të mëdhenj amerikanë që mbijetuan gjatë “Depresionit të madh”, krizës ekonomike të Shteteve të Bashkuara.