Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e Pal Lekajt me rastin e festës së Krishtlindjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite mbizotëruan gëzimi, harmonia dhe fryma e bashkimit familjar.
“Sot, në familjen e bashkëluftëtarit Pal Lekaj, sipas traditës për festën e shenjtë të Krishtlindjes, mbizotëroi gëzimi, harmonia dhe fryma e bashkimit familjar. Kjo ditë e veçantë na bashkoi me mërgimtarët tanë dhe u nderuam edhe nga prania e bashkëluftëtarit Nik Hiseni, së bashku me vajzën e tij Doruntinën, kandidate për deputete, si dhe Kryetarin e Gjakoves Ardian Gjinin dhe Teuta Haxhiun. Krishtlindja na kujton vlerat e dashurisë, paqes dhe unitetit ndërmjet nesh”.
