Haradinaj: Shumë persona po votojnë në Junik pa qenë banorë të kësaj komune

Haradinaj: Shumë persona po votojnë në Junik pa qenë banorë të kësaj komune

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ankuar se sipas të dhënave nga shtabi i kësaj partie në Junik, “shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit pa qenë banorë të kësaj komune”.

“Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, ku do të bëjmë padi për secilin person veç e veç”, shkroi Haradinaj.

I pari i AAK-së ftoi të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin.

Related Articles