Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sjellja dhe veprimet e kryeministrit Kurti, në raport me situatën e krijuar në vend, gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë jo vetëm e pakuptueshme por edhe e rrezikshme.
Mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat, sipas Haradinajt, Kurti e ka sjellë situatën buzë shpërthimit.
Ai thotë se kemi ardhë në një situatë që do të mund të rrezikonim jetët e qytetarëve të Kosovës por edhe të policëve.
“E gjithë kjo, për arsye krejt të paqëndrueshme, për ta kthyer situatën e para një muaji, ku kursi i gabuar që kishte zgjedhur Kryeministri, ka shkaktuar dëme të mëdha, duke asgjësuar një punë të jashtëzakonshme që ishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve për integrimin e serbëve në instutucionet ë vendit”, ka thënë Haradinaj.