Haradinaj: Sot e gëzojmë këtë ditë e këtë liri falë vuajtjeve, plagëve e tmerrit që kanë përjetuar shqiptarët

Haradinaj: Sot e gëzojmë këtë ditë e këtë liri falë vuajtjeve, plagëve e tmerrit që kanë përjetuar shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka marrë pjesë  në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Çallapek të Pejës, shkruan Gazeta Enigma.

Haradinaj u shpreh se sot e gëzojmë këtë ditë e këtë liri falë vuajtjeve, plagëve e tmerrit që kanë përjetuar shqiptarët.

“Askush nga ne që jemi gjallë dhe e mbajmë mend kohën e luftës, nuk e harrojmë kurrë tmerrin e asaj kohe, pra tmerrin e luftës, vuajtjet dhe dhimbjet e asaj kohe, plagët e mëdha. Falë asaj kohë e atyre vuajtjeve, është arritë dita të cilën sot e gëzojmë përjetë, pra çlirimi i Kosovës.Sikurse çdo trevë shqiptare, ashtu edhe kjo ku sot jemi ka përjetuar tmerr të vazhdueshëm përgjatë historisë, mirëpo është arritë dita që popullin e këtij vendi, fëmijët e këtij vendi nuk do të mundet askush me i rreziku, kërcënu e trajtu ashtu qysh ka ndodh më herët nga pushtuesi serb”, u shpreh Haradinaj.

Ai ndër të tjera theksoi edhe detyrat kryesore që Kosova i ka, që sipas tij janë politika e jashtme, pra marrëdhëniet e mira me aleatët.

“Njëra ndër detyrat e rëndësishme të shtetit të Kosovës është politika e jashtme, pra marrëdhënia e mirë me aleatë. Duke pasur miqë të fortë, dhe duke qenë mik i të fortit, atëherë e kemi më sigurt punën. Kosova si vend i vogël ka shumë interes me i ruajtë marrëdhëniet me miqtë. Në politikën e sigurisë, gjithmonë është më lehtë kur jemi më shumë, kështu ka ndodh edhe në luftë, sa herë ishim më shumë e kishim më lehtë. Pra, nëse hyjmë në NATO, atëherë e kemi më lehtë të sigurojmë vetën dhe paqen në vend e rajon”, u shpreh ish-presidenti i Kosovës./GazetaEnigma/

Related Articles