Haradinaj: Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku

Haradinaj: Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra nga terroristët serbë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar sakrificën dhe trimërinë e heroit kosovar në një postim në Facebook, duke shprehur respektin për sakrificën e Bunjakut.

“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të ‘Heroit të Kosovës’, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, shkroi ai.

Related Articles