Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se Spitali Rajonal i Prishtinës do të ndërtohet ne Llukar, në Kazermën e FSK-së.
Tutje, Haradinaj thotë se tashmë ka marr opinionet e ekspertëve rreth këtij projekti.
“Kosova në tërësi i ka 6 spitale rajonale, që shërbejnë për qytetarët e atyre rajoneve. Ndërsa Prishtina si kryeqytet me rreth gjysmë milion banorë dhe 3 komunat përreth saj, nuk e kanë një të tillë.
Për këtë arsye, jam munduar të marr opinione nga shumë ekspertë dhe njerëz që kanë mbajtur përgjegjësi nëpër institucione shëndetësore, ku po thuajse të gjithë janë të njëzëri që Spitali Rajonal i Prishtinës të ndërtohet në Kazermën e FSK-së, në Llukar të Prishtinës”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Haradinaj ka numëruar tri arsyet pse duhet të ndërtohet ky spital në Llukar.
Tri arsyet kryesore pse në Llukar:
1. Prona është lehtësisht e shfrytëzueshme;
2. Klima dhe ajri i pastër që ka ajo hapësirë, e që janë faktorë kyç për shëndetin e njeriut;
3. Unaza e Qytetit që pritet të ndërtohet, është shumë afër dhe lehtësisht e qasshme, i cili projekt i financohet nga IBRD.