Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq po kërcënon të gjitha vendet e BE-së që votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Haradinaj-Stublla ka shkruar në Twitter se për këtë rast duhet të reagoj Bashkimi Evropian.
Ajo e ka quajtur Daçiqin “pasardhës të çmendur politik të Millosheviqit”.
“Daçiq , pasardhësi i çmendur politik i Milosheviqt dhe pasuesi i tij i rreptë i trashëgimisë – po ngacmon dhe kërcënon të gjitha vendet e BE-së që votuan pro/abstenuan për Kosovën në Këshill të Evropës , pavarësisht se janë të detyruar sipas Marrëveshjes së Ohrit të mos kundërshtojnë ofertat e anëtarësimit të Kosovës . BE-ja duhet të reagojë!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
#Dacic, the mad #Milosevic’s political descendant & his strict legacy follower – is bullying & threatening all EU countries that voted in favour/abstained for #KosovoInCoE, despite being obliged under #OhridAgreement not to oppose #Kosovo’s membership bids.
EU must reciprocate! pic.twitter.com/EAqHgHrWL4— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) April 25, 2023
Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Ndërkaq, më 18 mars në Ohër ata u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Neni 4 i kësaj marrëveshjeje thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.