Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të udhëhiqet nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar dhe me mbështetje nga Bashkimi Evropian.
Ajo konsideron se emrat që u përfolën për pozitën e emisarit nuk janë të duhurit meqë ishin të përfshirë në idenë e shkëmbimit të territoreve me Kosovës dhe Serbisë.
“Disa emra të rinj për u përfolën për poston e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi janë përfshirë në mënyrë aktive në lobimin për idenë e shkëmbimit të territorit gjatë viteve 2018/2019. Dialogu ka nevojë për një mandat të ri nën udhëheqjen e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar (mbështetur nga BE), me synime, parime dhe afate kohore të qarta”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Tëitter.
Ndryshe, Presidenca sllovene ka mohuar se Pahor ka synime për postin e ndërmjetësit, duke thënë se lajmet që u raportuan ishin të rreme.