Ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Kosova nuk duhet të bëhet fajtore për tensionime për çështjen e targave dhe se duhet që ta shtyjë afatin siç kanë propozuar aleatët ndërkombëtarë.
Ajo thotë se Kosova është në të drejtën e saj për targat, por që nuk ia vlen që për një çështje kaq të imtë, kaq teknike, të lejohen tensione, të cilat do të shfrytëzohen nga ana e Serbisë dhe ajo t’i kërcënojë serbët në Kosovë.
Ajo thotë se situata është fragjile dhe se Qeveria nëse nuk tërhiqet, duhet që të kujdeset për sigurinë në terren, në veri, pasi dihet që do të ketë tensione.Ish ministrja thekson se nuk është tragjike nëse kryeministri Kurti do t’ia falë mirëbesimin amerikanëve dhe t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së sekretarit Blinken dhe të vazhdojë me dialogun e të merret me çështje më të rëndësishme.Haradinaj-Stublla ka folur edhe për marrëveshjen finale, derisa vlerëson se duket se do të arrihet së shpejti, ndërsa për njohjen reciproke vlerëson se nuk është tragjike nëse nuk është në këtë fazë. Ajo ka bërë thirrje që Kosova të jetë unike për marrëveshjen finale dhe opozita të jetë njëzëri.
Intervista e plotë e ish ministres së jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla: