Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta ndihmonte më shumë Kosovën po të ishte kryeministër, se sa si president.
Haradinaj tha se dëshira e tij për të qenë president ka qenë në një etapë të caktuar kur Kosova ndodhej në pozitë të vështirë dhe se do të krijonte ekuilibër në qeverisje. Ai shton se spekulimet se do të krijon koalicion me VV-në janë të pavërteta.
“Nuk kemi këso marrëdhëniesh dhe komunikime. E pritshme ishte që të spekulohej. Kam qenë i gatshëm një etapë që të marrë pozitën e presidentit. Këtë e kam iniciuar para se të vijë Vjosa Osmani si presidente. Edhe pse ka qenë kohë shumë e keqe dhe e ndishme pasi priteshin procese.
Qëllimi im ka qenë që të ndihmohej Kosova. Por edhe të balancohej Kurti që të mos jetë i vetëm, pasi kur nuk ka ekuilibër gabimet janë më të mëdha. Kur dëgjon vetëm veten proceset mund të shkojnë gabim”, deklaroi ai në Pressing.